Gardisti: Liromëni, kaluan afatet Prokuroria: Në burg edhe 3 muaj
08/02/2012 Agim Llupo pretendon kalim të afateve të paraburgimit. Akuza kërkon kohë edhe 3 muaj
TIRANË- Ashtu siç e ka “praktikë” rishtaz këtyre viteve, Prokuroria u vonua kur kërkoi që gardisti Agim Llupo të mbahet edhe 3 muaj në burg. I vetmi i Gardës që ndodhet prapa hekurave u tregua 1 orë më “i shkathët”, kur kërkoi që të lirohej se i kaluan afatet e paraburgimit. Pra sot, në orën 12.00, gjyqtari Shkëlqim Mustafa do të vendosë lirimin ose jo të Llupos, ndërsa në orën 13.00, do të vendosë ta pranojë ose jo kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit. Ndërkaq, po sot, në Gjykatën e Apelit do të vendoset pranimi ose jo i kërkesës së Prokurorisë për ta futur në burg ish-kryekomandantin Ndrea Prendi që tani ndodhet në “arrest shtëpie”. Dje, Prokuroria e Tiranës njoftoi se ish-shefit të IT-së do t’i zgjaten me 3 muaj afatet e hetimit. Pra, e sotmja pritet të jetë një betejë e vërtetë ligjore për sa i përket zhvillimeve rreth hetimeve të dosjes “21 janari”. Agim Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit gjirokastrit Ziver Veizi. Në seancën e djeshme avokati mbrojtës i tij Genc Gjokutaj kërkoi lirimin nga burgu për tejkalim afatesh. Genc Gjokutaj është tërhequr nga mbrojtja e Llupos, pasi do të jetë avokati i ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi, i akuzuar direkt për vrasjen e demonstruesit tjetër, Faik Myrtaj. Gardisti Agim Llupo ka lajmëruar se avokati mbrojtës i tij do të jetë Gëzim Veleshnja. Ndërsa Prokuroria kërkoi zgjatjen me tre muaj të tjerë të afateve të paraburgimit për shkak të hetimit dhe fakteve të reja të dala në dritë me mbërritjen në fillim të janarit të këtij viti të ekspertizës së FBI-së mbi ngjarjet e dhunshme të demonstratës së vitit të shkuar, ku mbetën të vrarë katër demonstruesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj. Sipas Prokurorisë, për Llupon ka prova që e implikojnë edhe në vrasjen e demonstruesit tjetër Hekuran Deda.
SHKB inspektim në policinë e
Tiranës për hetimet e “21 janarit”
TIRANË- Kur kanë kaluar pak ditë nga ndryshimi i zinxhirit drejtues të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka filluar një inspektim të imtësishëm për punën e bërë nga policia. Inspektimi veçanërisht po përqendrohet në Sektorin e Hetimit Parandalimit të Krimeve, Sektori kundër Krimeve të Rënda, sektori i Analizës së Informacionit Kriminal, si dhe sektori për rendin dhe sigurinë publike gjatë vitit 2011. Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se në inspektimin, i cili do të zgjasë mbi një muaj do të përfshihen dhe elemente dhe sektorë të hetimit për ngjarjet e 21 janarit, si dhe për oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët u morën me hetimin e organizatorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët për shkak të mungesës së provave në korrik të viti 2011 kërkuan pezullimin e hetimeve të dosjes penale 285 që i referohet organizatorëve të 21 janarit.