E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greket te zemeruar me Lagarde

Deklarata e Christine Lagarde për të përditshmen britanike ‘The Guardian” se është më shumë e shqetësuar për fëmijët afrikanë se sa grekët, ka shkaktuar një zemërim të popullit grek. Banorët e Athinës shprehen se zonja Lagarde nuk mund të fyej ata persona që janë vetvrarë për shkak të krizës, apo edhe fëmijët tanë që nuk jemi në gjendje t’i trajtojmë mirë për shkak të mungesës së parave. Për ta kuptuar më mirë situatën tonë, thonë banorët, lagarde duhet të vijë këtu dhe të flasë me njerëzit dhe jo me politikanët.
“Jam më e shqetësuar për fëmijët afrikanë se sa për popullin grek. Mendoj se grekët duhet të fillojnë të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të paguajnë taksat”. Ka qenë kjo deklarata e drejtoreshës së FMN Christine Lagarde në të përditshmen britanike The Guardian” që ka shkaktuar zemërimin e popullit grek. Simpatinë e shprehur për fëmijët afrikanë dhe jo për fëmijët grekë, ku sipas saj prindërit duhet të fillojnë të paguajnë taksat, Athina nuk e ka kapërdirë dot. Grekët ndihen të përulur dhe nuk besojnë se meritojnë një përcmim të tillë.
A mund të fyhen ata dy apo tremijë persona që kanë kryer vetëvrasje për shkak të krizës? Pyet një prej banorëve të Athinës.
Kisha një pension prej 1780 euro. Tashmë marr vetëm 1200 euro. Cfarë duhet t’i them tim biri handikapat se zonja Lagarde po bën eksperimente me rastin tim?
Zonja Lagarde duhet të vijë këtu dhe të flasë me njerëzit dhe jo me politikanët. Kështu mund të kuptojë më mirë përse jemi kaq të zemëruara, sa punojmë dhe sa paguhemi?
Fraza e shefes së FMN ndoshta mund të rëndojë mbi zgjedhjet politike të grekëve që përgatiten për votimet e reja më 17 qershor. Gjithsesi sondazhet e publikuara gjatë fundjavës kanë treguar se partitë pro europiane janë në avantazh. Pesë sondazhet e publikuara sëfundmi në Greqi kanë treguar se partia nea Demokracia që mbështet planin europian të shpëtimit në këmbim të reformave strukturore, por edhe e majta radikale e Syrizës që kundërshton planin e shpëtimit është në avantazh. Avantazhi i Demokracisë së re të drejtuar nga Antonis Samaras varion nga 0,5 në 5,7 pikë përqindje kundrejt Syrizës së Alexis Cipras. Socialistja Pasok vjen e treta në 12,6% mesatarisht. Bëhet fjalë për të njëjtën treshe të dalë në krye edhe gjatë zgjedhjeve të 6 majit të kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›