E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane arrestohet i shumekerkuari nga drejtesia italiane

Një 35-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje nga autoritet e drejtësisë Italiane është arrestuar në orët e paradites në vendin e quajtur Ura e Treshit, në afërsi të Institutit Bujqësor, në periferi të Tiranës.
Televizioni Abc Neës ka siguruar pamjet e operacionit të arrestimit, i cili është realizuar nga skuadra speciale e policisë së kryeqytetit. Myrteza Arifaj, është arrestuar në momentin kur duket trë ketë pikasur se ishte në vëzhgim dhe ka tentuar të largohet nga ambjentet e lokalit ku mbahej në mbikëqyrje, me një automjet tip BMË.
Operacioni ka qenë perfekt dhe në policisë veç Arifajt, janë shoqëruar edhe dy persona që ndodheshin në automjet me të.

Arifaj ishte shpallur në kërkim me kartelë të kuqe 6 muaj më parë nga INTERPOL Roma. 35-vjeçari akuzohet si autori I vrasjes së një shtetasi Italian, ngjarje kjo e ndodhur 6 muaj më parë në Ankona. Për vrasjes ishin shoqëruar nga policia italiane dy persona, gruaja dhe kunati I Arifajt.
Në fakt, në 24 orët e fundit Policia e Tiranës ka realizuar 4 operacione për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Gent dhe Ardit Çala, 30 dhe 26 vjeç u arrestuan nga shërbimet e komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sauk duke iu sekuestruar dy pistoleta. Në zonën e Freskut shërbimet e Komisariatit numër 4 arrestua Edmond Ryshiti, 28 vjeç me një pistoletë minizastava dhe në Kavajë u arrestua Bajram Mata, 58 vjeç me një pistoletë tip TT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›