E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata Ndërkombëtare për Punë: Maqedonia lider i papunësisë

Organizata Ndërkombëtare për Punë në Gjenevë ka bërë të ditur se Maqedonia është lidere për papunësinë, duke u renditur në vendin e parë.

Sipas kësaj organizate, shkalla e papunësisë në vendin që po përballet me tensione ndëretnike ka shkuar në 30,9 për qind të të papunëve, kryesisht të rinj.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, shkallë të lartë të papunësisë ka edhe Bosnjë- Hercegovina, por me një përqindje më të vogël prej 27,6 për qindësh.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Punë, numri i të papunëve në botë është 75 milion të rinj, ndërsa vendet e Ballkanit dhe Spanja janë vendet me papunësi më të lartë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›