E Diel, 1 Nëntor 2026

Greku 70-vjeçar abuzon seksualisht me shqiptaren 6 vjeçe

23/08/2010 E mori për ti dhënë një akullore dhe prapa marketit shfryn epshet e tij

IGUMENICË- Maniaku grek 70-vjeçar abuzon seksualisht me një vajzë shqiptare vetëm 6 vjeçe. Për disa orë me radhë gjendje neverie provokoi kjo ngjarje e rëndë që ndodhi në Igumenicë të Greqisë, ku një vajzë e vogël shqiptare është abuzuar seksualisht nga një plak grek që shfrytëzoi miqësinë e krijuar me të atin e vogëlushes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Super Market “Ksenos” dhe autor i dyshuar i saj, është 70-vjeçari K.S, lindur në Paramithia dhe banues në Igumenicë. Burimet policore thanë vajza 6-vjeçare e abuzuar, është aktualisht nën kujdesin e punonjësve socialë dhe të atit që ka ngritur padi penale ndaj shtetasit grek, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit.

Akti i turpshëm

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në këndin e lojërave të Igumenicës, kur 70-vjeçari K.S., shkoi në shtëpinë e mikut të tij dhe i ka ofruar që të marrë vogëlushen dhe ta çojë në parkun e lodrave dhe meqë aty afër ishte supermarketi, do t’i blinte dhe një akullore. Babai i të voglës, duke mos pasur dyshimin më të vogël se plaku grek ishte pervers, jo vetëm që e ka lejuar, por edhe e ka falënderuar të moshuarin për gjestin e tij dashamirës. Pasi e ka çuar te lodrat, disa minuta më vonë, duke i premtuar se do t’i blinte akullore, 70-vjeçari e afron vogëlushen deri te pjesa e prapme e supermarketit “Ksenos”, që në ato momente ishte pa lëvizje njerëzish. Atje, duke përdorur dhunë fizike, plaku maniak, i ka hequr fustanin vajzës së vogël të shokut të tij dhe më tej të brendshmet. Nën britmat e fëmijës që i vuri njërën dorë në gojë që të mos dëgjohej, plaku pervers arriti të depërtonte në organet gjenitale të të voglës duke përdorur gishtat e dorës tjetër. Pasi ka shfryrë epshet seksuale, plaku e ka lëshuar vajzën nga kthetrat e tij. Vogëlushja e terrorizuar ka vrapuar duke qarë me dënese dhe arriti në banesë, vetëm disa qindra metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Me të hyrë në shtëpi, i ka treguar të atit për ngjarjen e ndodhur, duke identifikuar si autor, pikërisht fqinjin e tyre që ishte dhe mik i babait prej një muaji. I tmerruar nga ajo që dëgjoi dhe duke parë fustanin e shqyer të së bijës dhe shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup, emigranti 38-vjeçar ka marrë të bijën për dore dhe ndërsa vraponte për te rajoni policor, ka njoftuar paraprakisht në numrin telefonik të policisë, mbërritjen për denoncim. Policia pohoi se “70-vjeçari i dyshuar, e pranoi se kishte kryer vepra të turpshme me të miturën. Ai u dërgua për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Thesprotisë, për akuzat e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitur”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›