E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greku Gazelios, ndermjetes i trafikanteve

Sarande- Prokuroria e Sarandes zbulon se Vasilis Gazelios, 28-vjecari grek nga Igumenica, qe u gjet i vdekur pas nje mbidoze droge, eshte ndermjetes i narkotrafikanteve te vendit te tij dhe atyre shqiptare. Rrefimi i metejshem i te ndaluarit Arben Isufi, 19-vjec, i proceduar ne Greqi per droge, por i liruar per shkak te moshes, kane zbardhur edhe viziten misterioze te Gazelios. Pasi ka takuar nje mikun e tij, D. Z., ne Konispol, ka blere nje sasi droge metadon per konsum vetjak dhe gjate darkimit me kater personat e tjere te identifikuar, ka pire uzo dhe cigare hashashi. Keto cilesohen shkaqet e vdekjes, nderkohe qe policia ka shpallur ne kerkim bashkekombesin e te ndjerit, me emrin Panajotis, dhe shqiptaret Refat Hasani, 56-vjec, shtepia ku vdiq Vasili dhe Muharrem Ali, 28-vjec. Sipas rrefimit te Isufit, se bashku kishin rene dakord te conin trupin nga fshati Janiar per ne token greke dhe me pas shoku i viktimes, Panajotis, do te njoftonte njerezit e tij per ta marre, me qellim qe policia te mos mesonte ngjarjen. Gazelios kishte qene i denuar me pare edhe ne Greqi per droge.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›