Gremio zyrtarizon Ronaldinhon

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 18:32
Nga fjalët në fakte. Uebfaqja zyrtare e Gremios e ka zyrtarizuar transferimin e Ronaldinhos.
“Është yni, është yni”, shkruante në këtë uebfaqe.
Mirëpo, nga ana e Milanit, klubit aktual të futbollistit, nuk ka arritur asnjë komunikatë zyrtare.
Ndërkohë, vëllai dhe menaxheri i mesfushorit ofanziv, Roberto de Assis po kontakton vazhdimisht me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, për të gjetur një zgjidhje.
Ronaldinho kërkon dëmshpërblim për shkëputjen e kontratës, por udhëheqësit Rossonerë nuk janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo duket se tashmë është e sigurt: Ronaldinho nuk do të luajë më me Milanin.