Papa i dënon sulmet
Papa Benedikti i XVI dënoi të dielën sulmet ndaj kishave në Nigeri dhe në Filipine, që ndodhën në Ditën e Krishtlindjes, por edhe sulmin vetëvrasës në Pakistan. Papa këto akte i cilësoi si një dhunë absurde.
Derisa po iu drejtohej pelegrinëve dhe turistëve nga dritarja e tij në Sheshin e Shën Pjetrit, papa sqaroi se ndjehej i dëshpëruar nga sulmet në këto dy shtete, dhe nga sulmi vetëvrasës në Pakistan.
"Dëshiroj të shpreh nga zemra keqardhjen time për viktimat e këtyre akteve absurde të dhunës, por edhe që të ripërsëris apelin për braktisje të rrugës së urrejtjes, dhe në vend të saj të kërkohet një zgjidhje paqësore e konflikteve...”, tha ai.
Gjatë sulmeve në dy kisha në verilindje të Nigerisë – shtet ky më i populluar afrikan - janë vrarë gjashtë njerëz, ndërkohë që gjashtë persona janë plagosur nga një bombë që shpërtheu në Kishën Katolike në ishullin Jolo, në Filipine.
Në mesazhin e tij të paqes, të publikuar më 16 dhjetor, papa thekson se të krishterët është grupi më i persekutuar religjioz i së sotmes, andaj edhe është e papranishme që në disa vende atyre iu duhet të rrezikojnë jetët e tyre për praktikimin e fesë.
Të paktën 40 persona, të cilët ishin në pritje të marrjes së ndihmave humanitare, u vranë nga një sulmues vetëvrasës në qytetin Peshawar, në Pakistan. Edhe ky sulm ndodhi në Ditën e Krishtlindjes.
(Reuters)