E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusët ikin nga Moska

Moskë, 7 gusht – Sipas raportimeve të agjencive të huaja të lajmeve, banorët e Moskës fare nuk po dalin nga banesat e tyre, ndërsa ata që shihen në rrugë bartin maska mbrojtëse Tymi nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë Rusinë, ka depërtuar madje edhe në hekurudhën nëntokësore të kryeqytetit rus (metro), që gjendet në thellësi të madhe (300 metra nën sipërfaqe). Mirëpo, tymi ka depërtuar edhe nëpër mjaft banesa, kështu që edhe mbyllja në banesa nuk bën punë.

Smogu po shkakton telashe të mëdha edhe në trafikun ajror. Në aeroportin Domedovo janë anuluar apo riorientuar gjetiu shumë fluturime. Shikueshmëria atje është vetëm 325 metra, derisa në aeroportin tjetër, atë Sheremtejevo nuk ka pasur probleme të tilla, pasi atje ende nuk ka arritur tymi.

Pasi autoritetet kompetente shëndetësore kanë këshilluar popullatën që fundjavën ta kalojë jashtë Moskës, të gjitha pakot turistike janë shitur shumë shpejt, sikundër janë shitur shumë shpejt edhe biletat për udhëtime me aeroplanë dhe hekurudhë.

Si raporton e përditshmja Delo e Lubjanës, edhe sot në Rusi zjarret nuk tregojnë shenja të qetësimit. Zjarri ka kapluar rreth 193 500 hektarë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 290 zjarre të reja, kurse 244 ish janë shuar, kanë treguar autoritetet kompetente ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›