E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH, Kuvendi e shqyrton më 25 shkurt

Autori i Lajmit: Redaksia

Parlamenti nuk e ka pezulluar, por vetëm sa e ka shtyrë procedurën për të miratuar projektligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar, i cili shkaktoi polemika jo vetëm nga politika dhe shoqëria civile, por edhe nga ndërkombëtarët. Burime në Kuvend bëjnë të ditur se javën e ardhshme, më 25 shkurt, pritet diskutimi i këtij drafti, por dhe përmirësimi i tij pas disa amendamenteve të bëra që do të sillen përmes vendimit të Këshillit të Ministrave. Por si fillim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve pritet që të jetë prezent në një seancë dëgjimore drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror aktual. Amendamentet e sjella nga SHISH-i mbahen “sekret” në ambientet e Kuvendit dhe nuk janë vënë në dispozicion të medieve. Por mësohet se një pjesë e tyre është bërë pjesë edhe e projektligjit, ndërkohë që në këtë draft i vendoset mandat nëndrejtorit të shërbimit sekret shqiptar. Në projektligjin e përgatitur nga Qeveria vendoset që drejtori i SHISH-it do të ketë mandat pesëvjeçar vetëm me një të drejtë riemërimi dhe zgjerohet gama e objektit. Drafti në fjalë nuk është mirëpritur nga ndërkombëtarët, të cilët, edhe pse nuk kanë përmendur nene të veçanta të tij, kanë deklaruar se janë të shqetësuar për këto ndryshime. Reagimet kanë ardhur si nga kreu i KE-së në vendin tonë, Helmut Lohan, por dhe nga ambasada amerikane.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›