E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi- Hollandezi sulmon me thikë 20 herë 12-vjeçarin, pasi e grabiti

grekeGreqi- Një 12 vjeçar rus është sulmuar barbarisht me thikë nga një animator hollandez në një nga ishujt e Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel turistik në ishullin e Iraklios ku fëmija dhe nëna e tij ndodheshin pasi kishin ardhur në Greqi për të kaluar pushimet.

Gjatë mbrëmjes hollandezi i ka grabitur djalit laptopin dhe celulairn dhe kur ky I fundit e ka parë, ka dashur ta eleminojë.

20-vjeçari hollandez e ka tërhqequr fëmijën deri tek parkingu ku më pas e ka qëlluar 20 herë me thikë në trup por për fat të mirë djali është ende gjallë.

Mjekët kanë thënë se djali ka marrë 20 plagë në trup dhe po kurohet megjithëse mjekët thonë se ai mund të mbetet i paralizuar.

Policia ka kryer hetimet pas denoncimit të nënës së djalit rus për zhdukjen e tij dhe ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojnë autorin.

Ky akt vjen në një kohë kur Greqia ka nevojë për më shumë turiastë për shkak të krizës financiare në të cilën ndodhet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›