E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i vendosur: Do liberalizojmë vizat me SHBA-të mandatin e tretë

berisha-pdElbasan- Kryeministri i vendit zoti Sali berisha gjatë fushatës për prezantimin e kandidatëve të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, ka ripërsëritur qëndrimin dhe premtimin e tij se në katër vitet e ardhshme të mandatit do të liberalizoje vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij Berisha tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të plotësuar kushtet dhe kriteret që duhen, ashtu siç bënë edhe me kushtet e BE-së siç tha Berisha.

Në 23 qershor do firmosim për marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave për liberalizimin e vizave me mikun më të madh të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne ndonëse nuk ka ndonjë vend tjetër që zemra dhe mendja e shqiptarëve kërkon më shumnë, ne do plotësojmë çdo kusht e kërkesë si për BE-në dhe për vizat me SHBA-të, nuk kërkojmë atë që smeritojme, lëvizja jonë e lirë në hapësirat e vendit mik është ëndërr që do realizohet në katër vitet që vijnë,- tha Berisha duke akuzuar opozitën se në grupin parlamentar të tyre kanë persona të refuzuar për hyrjen në SHBA.

Berisha tha se alternativa tjetër është akuza mohime dhe mashtrime, motoja e tyre është çme duhet mua se çfare them unë.

Berisha: Pagat e mësuesve jo më pak se 700 Dollarë

Ndërsa premtoi për të gjithë qytetarët e vendit si edhe të Elbasanit se qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të bëjë gjithçka për punësimin e qytetarëve si dhe mirëqënien e tyre. Berisha premtoi se pagat e mësuesve nuk do të jenë më pshtë se 700 Dollarë.

Berisha: Ku e ka Blushi teserën e PD-së? Premtoi se do ta merrte nëse bëja tunelin

Ndërsa ju drejtua edhe deputetit Ben Blushi: “Pyeteni ku e ka teserën e PDs-ë, tha se nëqoftëse Berisha ndërton tuenlin do merrte teserën. Kurse tani as që guxon ti afrohet, struket si fatorino në autobus me shefin e tij”,- tha Berisha.

Pak orë përpara mitingut të kryeministrit Berisha në qytetin e Elbasanit u raportua për një incident mes dy personave, çka ka bërë që uniformat blu të ‘blindojnë’ qytetin. Sipas të dhënave nga Elbasani mësohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen 28 nëntori, jo larg nga vendi ku do të mbahet mitingu i shefit të qeverisë.

Strukturat më të larta të policisë së qarkut shkuan në vendngjarje, përfshirë drejtorin e policisë Halit Murataj, nëndrejtori Gjelosh Prendi, shefi i krimeve dhe dhjetra efektive të tjerë.

Policia në vendngjarje pohoi se pati të shtëna në ajër dhe si pasojë u ushtruan kontrolle të detajuara në të gjitha ndërtesat përreth. Por paçka kësaj asnjë person i armatosur nuk është identifikuar. Kjo solli konfuzion sepse policia më pas mohoi të shtënat me armë duke pretenduar se bëhej fjalë vetëm për një zënkë banale mes dy personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›