E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, 1 i vdekur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Ndërkohë departamenti i emergjencave ka angazhuar disa helikopterë në operacionin për evakuimin e banorëve të zonës. Policia greke njoftoi sot se një oficer policie humbi jetën në momentin kur automjeti i tij u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm në një rrugë duke rënë më pas në një lumë. Trupi i pajetë i policit 39-vjeçar është gjetur në orët e para të ditës së djeshme.
     
Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra shtëpi dhe biznese janë shkatërruar, shumë rrugë janë bllokuar dhe një urë është shembur si pasojë e reshjeve të dendura vetëm gjatë natës së kaluar.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›