Venezuela “armatoset” me hua nga Rusia
Presidenti venezuelian Hugo Çavez deklaroi se marrëveshja e nënshkruar gjatë vizitës së tij në Moskë përfshin blerjen e 92 tankeve dhe të një sistemi me raketa S-300, që mund të rrëzojnë avionët luftarakë dhe raketat armike.
Rusia ra dakord dy vjet më parë për t'i shitur të njëjtin sistem edhe Iranit, por marrëveshja nuk u përmbyll për shkak të shqetësimeve të SHBA-së dhe Izraelit se sistemi do të përdorej për të mbrojtur centralet bërthamore të Iranit.
"Dua të jem i qartë, Venezuela nuk synon të pushtojë askënd, ose të jetë agresive ndaj asnjë vendi tjetër", deklaroi Çavez gjatë fjalimit të tij televiziv javor pasi shpalli marrëveshjen për huanë 2.2 miliard dollarëshe.
Vitet e fundit Venezuela ka blerë rreth 4 miliard dollarë armë nga Rusia, përfshi 24 avionë luftarakë "Sukhoi".
Kritikët mendojnë se Venezuela po merr pjesë në garën e armatimit në Amerikën Latine, por Çavez pretendon se ai po modernizon ushtrinë për qëllim mbrojtjen e vendit.