E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, 12 emigrantë të mbytur pranë Aleksandropolisit

Burime nga policia portale bëjnë të ditur se emigrantët vinin nga Turqia dhe po përpiqeshin të hynin në Greqi.   Tre viktima janë gjetur përgjatë orëve të fundit, të tre meshkuj, dhe janë me origjinë aziatike dhe afrikane, ashtu si gjashtë meshkujt dhe tre femrat e gjetura përgjatë ditëve të kalaruar në të njëjtën zonë të portit.     Trupat e parë u gjetën më 31 dhjetor, ndërkohë që trupat e fundit janë gjetur natën e kaluar. Megjithatë, policia po vazhdon ende kërkimet në zonë për trupa të viktimave të tjera eventuale.  Tragjedia e fundit e këtij lloji u regjistrua gjatë tetorit kur nëntë emigrantë afganë ishin mbytur në afërsi të ishullit Lesbos, në Detin Egje, pas fundosjes së barkës me të cilën udhëtonin nga brigjet turke.     Në kufirin juglindor të Bashkimit Evropian, Greqia është shndërruar në njërën prej destinacioneve kryesore për emigrantët ilegalë që përpiqen të hyjnë në kufijtë evropianë.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›