Greqi, 15 emigrantë marokenë prej 24 ditë në grevë urie
Kretë -Pesëmbëdhjetë emigrantë klandestinë nga Maroku dhe Siria janë hedhur në një grevë urie prej 24 ditësh në Greqi, për të kundërshtuar refuzimin e leje qëndrimit që i kanë dhënë autoritetet greke. Mjekët që mbikëqyrin gjendjen e këtyre emigrantëve thonë se organet e tyre vitale kërcënohen me lezione të pakthyeshme brenda 2-3 ditësh"- deklaroi gjatë një konference shtypi në Athinë Katia Symeonidou, përfaqësuese e komitetit mbështetës.
Në Greqi që prej 2004-ës, emigrantët, 14 marokenë dhe një sirian me origjinë palestineze e filluan lëvizjen e tyre në qendër të qytetit të Kanesë, në ishullin e Kretës, më 11 nëntor.
Ata protestojnë sipas komitetit të tyre mbështetës kundër refuzimit të kërkesave të tyre për legalizimin, të depozituara në 2005, kur u ndërmor një procedurë legalizimesh nga autoritetet greke.
"Ligji i ri i migracionit kërkon dokumente që imigrantët e mbërritur kohët e fundit nuk mund t'i kenë, si numri i regjistrimit fiskal", tha Vassilis Papadopoulos, një avokat i specializuar në të drejtat e imigrantëve.
Rreth 200.000 imigrantë jetojnë aktualisht pa dokumente në Greqi, në një numër prej 1 milionësh që kanë shkuar kryesisht pas viteve '90.