Durrës-Kukës, Braçe akuza qeverisë
Tiranë (start)-Nënkryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Braçe, duke folur për hetimet për shkelje në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, deklaroi sot në Kuvend, se mazhoranca po e përdor politikisht, për të deformuar hetimin, tjetërsimin e gjykimit, me shantazh dhe kërcënim prokurorësh.
“Pra, të gjitha akuzat që na i atribuoni ne, për fat të mirë kanë ardhur nga një sërë institucionesh, jo kushtetuese apo të pavarura, që monitorojnë zhvillimet ekonomike dhe sociale në Shqipëri, si Banka Botërore apo FMN. Kështu që alibia, se kjo është një akuzë politike që ngrenë socialistët bie poshtë në këtë Kuvend”-theksoi Braçe.
Braçe ka folur edhe për sulmet ndaj Presidentit. “Sulmuan Prokurorinë dhe Prokuroren, sulm për të cilin ndiejmë keqardhje për shkak të krizës permanente, sepse ju e doni korrupsionin, e mbroni korrupsionin, e keni në qeverisje korrupsionin, të cilin nuk e drejton një mazhorancë e tërë, por vetëm një familje. Sulmuat Partinë Socialiste, me shpresën për ta përfshirë në betejën për ta kthyer një çështje ordinere abuzimi, shkelje ligji, përfitimi në përmasa të mëdha korrupsioni në një çështje politike”-tha ndër të tjerash Braçe në Kuvend.