E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, 13 vdekur nga një sulm kamikaz

Falluxha-Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur në Irak, nga sulmet më të fundit kamikaze. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 122 persona të tjerë si dhe u shkatërruan gjashtë shtëpi në perëndim të Irakut, deklaroi policia. Shefi i policisë Hammad al-Mohammedi deklaroi se forcat e sigurisë kishin bllokuar qarkullimin në qytet si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me bomba, që shpërthyen njëkohësisht jashtë dy rajoneve të policisë në pjesë të ndryshme të qytetit të Falluxhas, 50 kilometra në perëndim të Bagdadit. Gjashtë policë humbën jetën nga këto shpërthime, deklaroi policia

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›