E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, 2 shqiptarë me 8 kg heroinë kapen në kufi me Turqinë

8 kilogramë heroine janë zbuluar dhe konfiskuar nga dogana kufitare greke e Evros, në kufi me Turqinë dhe janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 30 dhe 34 vjeç të cilët po hynin në Greqi.

Droga u gjet e paketuar në 15 pako të mbyllura mirë dhe e fshehur në dyshemenë e makinës që drejtohej nga 34 vjeçari. Ajo ishte mbuluar me disa kuti këpucësh.

Sasia e madhe e drogës u zbulua nga qeni antidrogë, ndërsa më parë shqiptarët u përpoqën të bindin policinë se po transportonin një ngarkesë me këpucë.

Droga dhe makina u konfiskua nga policia, ndërsa dy shqiptarët u dërguan në prokurorinë e Aleksandropolis.
(an.jo/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›