E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai kërkon nga SHBA mbylljen e Guantanamos

DANIMARKE- Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mbyllin objektin e tyre të paraburgimit në Guantanamo.

Karzai i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Danimarkë. Ai ka thënë se Kabuli kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të lirojnë të burgosurit afganë në Guantanamo, duke kujtuar se Afganistani, për vite të tëra, është angazhuar edhe me Uashingtonin, edhe me Kombet e Bashkuara për këtë çështje.

Rreth 100 nga 116 të burgosurit në Guantanamo janë në grevë urie dhe Karzai ka kërkuar nga SHBA-ja që të aplikojë “konsideratat humanitare” ndaj tyre.

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë fushatës së tij të parë zgjedhore, është zotuar se do ta mbyllë objektin, por deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›