Greqi, 2 shqiptarë në pranga, vranë burrë e grua për grabitje
ATHINE-Policia greke vuri në pranga dy shqiptarë të moshës 20 dhe 31 vjet, të njohur si anëtarë të një grupi që kishte kryer një seri grabitjesh të dhunshme në Greqinë Veriore dhe si autorë të vrasjes brutale të një cifti të moshuarish në Veria gjatë grabitjes në shtëpinë e tyre.
Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpitë e të arrestuarve një kallashnikov, një automatik Tokarev, tre karikatorë me municion, mjetet që përdornin dhe një pjesë të pasurive të grabitura në shtëpitë e viktimave.
Për 500 Euro dhe disa bizhuteri, dy shqiptarët e arrestuar nuk hezituan që, natën e 26 Qershorit të këtij viti, të torturonin për vdekje një 73 vjecar të njohur si biznesmen në Veria dhe gruan e tij 69 vjec, në shtëpinë e tyre në qendër të qytetit. Në mëngjes njëri nga dy djemtë, gjeti prindërit e tij të vdekur dhe të lidhur duar dhe këmbë, në dhoma të ndryshme të shtëpisë.
Autorët e krimit, që kanë një dosje të pasur grabitjesh që nga Thesalia deri në Trakë, ishin katër dhe dy prej tyre janë ende në kërkim.
Në një nga plaçkitjet që kanë kryer kohët e fundit në Volos, autorët qëlluan me thika në bark dhe plagosën rëndë pronarin e shtëpisë, i cili arriti t’iu shohë fytyrat.
(d.b/BalkanWeb)