E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu: S’ka zgjedhje, njerëzit duan ndryshim

ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu i dha fund spekulimeve të ditëve të fundit për zgjedhje të parakohshme në vend, duke u shprehur gjatë një interviste se "njerëzit duan të shohin ndryshime, jo zgjedhje".

Në intervistën që do të botohet nesër në gazetën Real News, Papandreu e bën të qartë se do të respektojë deri në fund mandatin e dhënë nga qytetarët grekë, pasi sipas tij nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme.

Ai akuzon kryetarin e Demokracisë së Re Antonis Samaras se "strategjia e tij duke vënë bast për dështimin e qeverisë, po dëmton vendin ".

Papandreu iu dërgon një mesazh ministrave të qeverisë së tij, duke iu kërkuar atyre të vazhdojnë me ndryshimet dhe reformat, pasi sipas tij "shoqëria urren gjysmë-masat dhe kërkon ndryshime të vërteta të drejta."

"Ne mund të kemi kundërshtarë në çdo kohë, por gjithmonë kemi një aleat në shoqërinë tonë që urren masat gjysmake," thotë ai, duke vënë në dukje se "pjesa që luhej në dëm të brezave të ardhshëm, përfundoi."

“Eshtë e sigurt se Marrëveshja për Greqinë do të zbatohet, depozitat janë të garantuara dhe tani vendi ynë ka sistemin më të siguruar bankar në të gjithë eurozonën” – është shprehur kryeministri Papandreu. Ai gjithashtu iu dha fund skenarëve për daljen Greqisë nga Euro.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›