E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon sulmin në Pakistan

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 19:00

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin vetëvrasës në një xhami në Pakistan, i cili la të paktën 48 të vrarë dhe disa të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në një xhamin në rajonin Kiber, ku qindra besimtarë ishin mbledhur për lutjet e së premtes.

Raportet thonë se sulmuesi duket të ketë qenë një adoleshent, ndonëse nuk ka pasur pranim të menjëhershëm të përgjegjësisë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se “vrasja e besimtarëve që janë mbledhur për faljen e Xhumasë së Ramazanit, nënvizon brutalitetin e atyre që synojnë të vrasin civilë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›