Studimet në Itali, më 1 shtator nisin regjistrimet
TIRANE- Të rinjtë që duan të studiojnë në një universitet italian duhet që të nisin që tani regjistrimet, për të marrë pjesë në provimin e CELI 3 për nivelin e zotërimit të gjuhës. Instituti Italian i Kulturës ka publikuar të gjitha detajet se si mund të regjistrohen dhe ku të regjistrohen, ndërsa i ka kujtuar të rinjtë se këtë vit për herë të parë, ata do iu nënshtrohen një paratesti për të përcaktuar se në çfarë niveli janë.
Regjsitrimet
Instituti Italian i Kulturës njofton se duke filluar nga qershori 2011 ekziston një test orientues i detyrueshëm para regjistrimit, në mënyrë që t'i drejtojë kandidatët drejt nivelit të provimit të përshtatshëm me kompetencat e tyre efektive dhe që të ulë përqindjen e lartë të ngelësve, e hasur në çdo sezon provimi. Kandidatët të interesuar për të kryer provimin Celi 3 për motive studimi mund të regjistrohen, pra, vetëm nëse kanë kaluar testin. Në rast të kundërt, duhet të ndjekin një ose më shumë kurse, sipas nivelit efektiv, dhe të regjistrohen në një sezon provimi pasardhës. Kështu provimi i Celi 5 do të zhvillohet më 21 nëntor dhe regjistrimet do të kryhen nga datat 1-10 shtator 2011, ndërkohë që provimi i Celi 3 do të zhvillohet më 10 mars 2012 dhe regjistrimet do të bëhen nga 2-13 janar 2012. Për regjistrim nevojitet: kalimi i testit orientues (me çmim 500 lekë); paraqitja e një dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti ose patentë) në origjinal ose fotokopje; pagesa e një shume prej 55 Euro (për të gjitha nivelet). Sipas Institutit Italian të Lulturës, ministria italiane e Arsimit, Universitetit dhe e Shkencës njeh CELI 3 si certificatë të vlefshme për të vërtetuar njohjen e gjuhës italiane e nevojshme kjo, për t'u regjistruar në universitet në Itali brenda kontingjentit që secili universitet përcakton për studentët e huaj. CELI 4 dhe CELI 5 njihen gjithashtu si certifikata të vlefshme për të vertetuar njohjen e gjuhës italiane në kushte të barabarta me studentët italianë, jashtë kontingjentit të përcaktuar për studentët e huaj. Çdo fakultet mundet natyrisht të kërkojë teste specifike pranimi. Çdo vit janë më shumë se 2 mijë të rinj që zgjedhin të studiojnë në universitete italiane, duke bërë kështu që të rinjtë shqiptarë që studiojnë përtej Adriatikut të jenë edhe të huajt më të shumtë në numër që kanë në xhep një diplomë italiane.
(s.g/GSH/BalkanWeb)