Greqi, 3 milionë njerëz në kufijtë e varfërisë, mbi 1 milionë të papunë
ATHINE - Në kufirin e varfërisë dhe izolimit social jetojnë 27,7% e qytetarëve grekë, sipas të dhënave nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) për vitin 2010.
Kjo përqindje, e shprehur në shifra rreth 3 milionë, e rendit Greqinë të shtatën, në kufirin e varfërisë, midis 27 vendeve të BE-së, ku sipas të dhënave, 23% e popullsisë jeton afër kufirit të varfërisë.
Në veçanti, në Greqi jetojnë afër kufirit të varfërisë 28,7% e fëmijëve deri në moshën 17 vjec, 27,7% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 64 vjeç dhe 26,7% e personave mbi 65 vjet.
Niveli më i lartë i varfërisë regjistrohet në Rumani dhe Bullgari (41%), në Letoni (38%), Lituani (33%), Hungari (30%), Poloni (27,8%) dhe Greqi (27, 7%).
Niveli më i lartë i varfërisë tek fëmijët nën moshën 18 vjeç regjistrohet në Rumani (48,7%), Bullgari (44,6%), Letoni (42%), Hungari (38,7%), Lituani (34, 3%), Poloni (30,8%), Spanjë (29,8%), Britaninë e Madhe (29,7%), Itali (28,9%) dhe Greqi e Portugali (28,7%).
Ndërkaq sipas ELSTAT, statistikat e fundit flasin për më shumë se 1 milionë të papunë në Greqi.
Sipas studimit të Autoritetit grek statistikor (ELSTAT), shkalla e papunësisë në fundvitin 2011 arriti në 20.9 % kundrejt 13.9 % të fundivitit 2010.