Tiranë, zjarri djeg garazhin e pallatit 5 katësh pranë Liceut
TIRANE-Një vatër zjarri përfshiu sot garazhin e një pallati 5 katësh ne afërsi të zonës së Liceut artistik në Tiranë.
Zjarri i shkaktuar si pasojë e një defekti në linjën elektrike të pallatit përfshiu tubat e ajrimit në katin e nëndheshëm.
Banorët njoftuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat mbërriten në vendgjarje. Brenda një kohe të shkurtër dy automjete zjarrfikës ndërhynë duke evituar përphapjen e flakeve.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
(d.b/BalkanWeb)