E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, INSTAT: Të dhënat gati në maj

TIRANË- Instituti i Statistikave është duke skanuar pjesën më të madhe të pyetësorëve të censusi.

Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Ines Nurja ka deklaruar se tashmë ka përfunduar skanimi i pyetësorëve për qytetet e mëdha, si Tiranë, Durrës etj.

Ndërkohë sipas saj, database e të dhënave për censusin pritet të jetë gati në muajin maj.

Instituti i Statistikave ka preznatuar edhe metodologjinë dhe analizat që do të kryejnë gjatë muajve të ardhshëm për tregues të caktuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›