E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia përgatitet për një valë të re të ftohti dhe dëbore

ROMË- Italia, ku moti jashtëzakonisht i ftohtë ka shkaktuar deri tani 43 të vdekur, po përgatitet sot për një valë të re të ftohti dhe dëbore, ndërkohë që ushtria vazhdon të zhbllokojë fshatrat në jug të vendit të bllokuara nga dëbora e madhe.

"Një valë e ftohtë nga Arktiku do të prekë verilindjen e Italisë, më pas do të zhvendoset drejt jugut", deklaroi Franco Gabrielli, shefi i Mbrojtjes Civile Italiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›