E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi 500.000 racione falas perdite

Jane jo vetem te huaj por edhe vendas me nje shtim progresiv bile te numrit te tyre. Vetem Kryepeshkopata e Athines shtoi racionet e saj brenda 6 muajsh nga 5.000 ne 10.000. Ne gjithe Greqine kisha ndan 500.000 racione perdite.

Rruga Sofokleus ne qender te Athines ka kohe qe mban privilegjin e hidhur te pasqyrimit real te varfesire dhe deshperimit njerezor qe sjell kriza qe po thellohet perdite e me shume. Ne lartesine e saj dy rrugica sa pa dale ne sheshin Kumunduru perdite formohet nje radhe e stergjate njerezish qe pret te marre racionin e bukes per te mbajtur gjalle shpirtin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Philip Bakolas

Ne mengjes jane pothuajse 900 vete dhe ushqimin e jep Bashkia. Ne dreke ne dy e gjysem ndan ushqim kisha per 1.500 vete thote Nikos Llazllos nje i ri qe ketu e 14 muaj ne rolin e portierit hap dhe mbyll porten e hekurt ne mposhtje te urise te bashkeqytetareve te tij. Vullnetar jam nuk kam ku te shkoj. Edhe une ne rruge isha. Arrita te kem nje strehe me nje mikun tim shprehet Llazllos si per te thene me nje ndjenje faji se vendi i tij sigurisht qe duhet te ishte gjetke. Kete pershtypje te jep edhe pamja e tij ndaj dhe nxiton te sqaroje. Per pune kam ardhur ketu. Axhustator jam. U mbyll puna dhe mbeta rrugeve per tre muaj me radhe thote pa hequr syte e tij nga radha qe sa vjen e shtohet.

Brenda pak minutash radha zgjatet frikshem. Nga kane mbire gjithe keta njerez mendon. Porta hapet detyrimisht se trotuari nuk e nxe gjithe kete lume njerezish qe menjehere krijon dy rreshta brenda sheshit qe shnderrohet si perdite ne nje babel gjuhesh dhe racash njerezore. Ne nuk shohim nacionalitetin e nje njeriu nevojtar por fytyren e tij njeriun. do njeri eshte shembelltyre e zotit dhe ajo qe na intereson eshte te lehtesojme dhimbjen e tij qofte grek qofte i huaj thote pater Ioanis Llambru qe ashtu si gjashte muaj me pare e gjetem perseri ne sheshin e tavolines se solidaritetit qe kisha shtron perdite per njerezit nevojtare te papune te pastrehe te margjinalizuar te pashprese.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prifti Ioanis Lambrou

Kisha e ka vene vepren bamirese shume lart dhe plani eshte qe vetem Kryepeshkopata e Athines nga 5.000 racione qe ndante perdite para gjashte muajsh te arrije ne 10.000 racione ne dite thote pater Ioanis pa fshehur keqardhjen e tij per zgjatjen deshperuese te radhes se nevojtareve.

Konstandinos Dhimcas drejtor i pergjithshem i OJQ Misioni jep per DW nje tablo me te plote per gjithe Greqine. Pervec punes qe behet ne Kryepeshkopaten e Athines ne pellgun e Atikes duhet te theksojme se Kisha Greke ndan perdite 500.000 racione ushqimi qe me nje perllogaritje te thjeshte matematike do te thote se cdo 20 dite ushqehet nje here e gjithe popullsia e Greqise thote Dhimcas i cili e konsideron te padrejte opinionin se kisha ushqen vetem te huajt. Ashtu sic konsideron absurd cdo rast braktisjeje te njerezve nevojtare si vetefajtore dhe tregon dy ndodhi Per nje irakian dy metra sa nje dollap para sheshit ku ndodhemi qe para nje jave u tha kam kater dite pa buke dhe dua kater racione se perndryshe do tiu ha te gjitheve. Dhe per nje grua 50 vjecare qe vjen perdite dhe merr pese racione dhe kur shkon ne shtepi i vendos ne tenxhere para se ti ndaje qe te mos kuptojne femijet se nuk kane buke qe kur babai i tyre ka humbur punen. Dhimcas flet per nje gjendje kritike qe kerkon sa humanizem po aq edhe fonde per tu perballuar. Vepra jone ka dy objektiva Objektivi afatshkurter ka te beje se pari me tavolinat e dashurise. I dyti eshte strehimi i te pastreheve ku u ofrohet veshmbathje dhe nje mjedis per te bere nje banje dhe per te fjetur. I treti eshte qe te nxjerrim deri ne fund te janarit edhe ekipe ambulante per kurimin elementar shendetesor te nevojshem. Objektivi afatgjate ka te beje me krijimin e nje qendre per njerezit qe jane ne stadin e fundit te kancerit dhe aktivitete te tjera qe jane perfshire ne nje program 3-vjecar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendrat e ushqimit te kishes dhe bashkive

Pune dhe te drejten per te jetuar nje shprese per te ardhmen kerkojne edhe njerezit e radhave si Filipos Bakollas qe sic thote i kthyer nga Gjermania ne moshen 35 vjec hapi nje punishte druri por qe kriza ia mbylli duke lene ne rruge bashke me 20 punetoret edhe pronarin vete. Do te doja te dija ne kete shtet nuk mund te hapin fabrika tu japin pune njerezve Une me arsim fillor munda te punesoj 20 vete keta me shkolle me Harvard dhe Oksford nuk mund ta bejne thote Bakollas qe mendon perseri emigrimin ne Gjermani. Ne mos pune aty do te gjeje te pakten sic thote perkujdesje sociale pasi iu rend jeta per nje racion buke neper radha.

I njejti fat edhe per nje numer imigrantesh shqiptare te pakte ne numer qe nderkohe duket se jane me stoike sic ndodh me njerezit e mesuar me privacione. Marr pese racione ne dite per tri femijet dhe dy ustallaret thote me nje sens humori Edmondi nga Berati qe nuk e konsideron turp por gjithsesi preferon te prezantohet me emrin e shkurter se krenaria ballkanike e pret ne qoshe. Une vete afersisht 20 vjet ne Greqi Jam nga te paret fare. Me perjashtim te ketij viti te fundit kam kaluar mire thote dhe sqaron se ka punuar ne ndertim por gjithcka i erdhi mbrapsht qe kur theu doren hoqi temthin dhe humbi punen. shte i regjistruar si i rregullt dhe hare pas here merr dhe shoke te tjere. Jam shofer i organizates Alilengjii Solidariteti dhe sjell ketu perdite ushqimin per njerezit qe jane pa pune pa strehe pa gje hic thote Vasil Suloti qe kerkon me sy mos dalloje ndonje patriot tjeter neper radhe.

Njerez Pa gje hic nje shprehje qe ta ben me te rende dhimbjen ne stomak me pamjen qe shpaloset para syve te tu. Por njerez me force shpirterore si ajo qe i duhet njeriut te qendroje perdite ne radhe per racionin e bukes qe mban gjalle nderkohe dhe shpresen per jeten. Per cilendo jete.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›