Asimilimi i fshehte i arumuneve
Politika e regjimit komunist coi heqjen e ushtrimit te te drejtave etnokulturore. Rasti i komunitetit arumun ne Shqiperi. Prof. Kahl nga Universiteti i Jenes flet per shkaterrimin e tradites se nje pakice kulturore
Arumunet si jane trajtuar ne komunizem Diskutimi i profesorit te universitetit te Jenes Thede Kahl dje ne Tirane ne seminarin qe merrej me pasojat e se shkuares me jeten ne diktature dhe armiqte shtjelloi shembullin e arumuneve ne Shqiperine e asaj kohe.
Kahl ka bere nje hulumtim dhe intervistuar mbi 200 persona nga pakica arumune ne vendet qe kane nje histori te gjate me kete popullate nomadesh si ne rastin e Voskopojes dhe me tej ne zonat e Shqiperise Juglindore deri tek zonat kufitare shqiptaro-greke.
Imazhet e prof. Kahl te cojne ne zonen e Gramozit ne malet ne Dropull ku mezi duken shtigje dhish mbi malin e rrudhur.
Identifikimi i tyre si nje shtrese artizanesh perpunues te arit e te argjendit apo si blegtore te zote binte ndesh me ideologjine komuniste.
Prof. Kahl ndalet tek fotoja e nje kooperative ne Voskopoje - qyteti dhe vllehet e ketushem kane qene lavdia e njeri-tjetrit - dhe thote se vetem ne periudhen komuniste arumunet u vendosen ne vende te posacme. Pyetja eshte si shkeleshin te drejtat e njeriut
Profesori i Universitetit te Jenes njohes i gjuhes vllahe e thote qe ne krye se nuk kemi te bejme me genocid. Por edhe per te trajtuar fenomenin e asimilimit te arumuneve ne Shqiperi nuk ka statistika te qarta ose ka falsifikime.
Keta njerez nuk jane pyetur ose nuk jane regjistruar si arumune. Nese merresh me shifrat dhe pyet sa arumune jetojne ku atehere ke problemin qe ke gjithnje kur perpiqesh te percaktosh pakicat. Sepse zyrtarisht ne princip pakicat dalin nga numerimi i popullsise.
Nese per shembull ne Greqi nuk behet numerim popullsie ku te dalin ne pah pakicat atehere del se numri i arumuneve ne Greqi eshte zero. Megjithate ne Greqi jeton numri me i madh i arumuneve.
Nga pikepamja etnografike mund te behen vleresime dhe te thuash qe ne Greqi jetojne 200 mije arumune dhe ne Shqiperi 100 deri 150 mije. Por keto jane vetem vleresime sepse nese degjon shoqatat e arumuneve ata perpiqen ta rrisin numrin e arumuneve per te marre me shume te drejta.
Rasti i arumuneve nje pakice qe nuk ka vende te qendrueshme paraqet interes per prof. Kahl perballe pakicave te tjera kombetare ne Shqiperi per periudhen 1945-1990. Enver hoxha e njihte mire pakicen greke dhe dinte si duhej trajtuar thote prof.
Kahl. Ne vitet gjashtedhjete Hoxha godet rende komunitetet fetare. Per greket dhe arumunet elementi fetar eshte shume i rendesishem eshte pjese e identitetit te tyre.
Gjuha po ashtu. Gjuha arumune qe i ka rrenjet tek e ashtuquajtura latinishtja vulgare mesohej si gjuhe e folur por jo e shkruar. Ndersa greket e mesonin gjuhen e tyre deri ne fillore.
Edhe nderhyrja ne arkitekture shkaktoi nje tjeter cenim te tradites se jetes vllahe. Mjeshter te punimit te drurit dhe mjeshter te ndertimit sdo te perdornin me arkitekturen ne tyre ne banesa. Regjimi komunist e ka shkaterruar traditen e komuniteteve dhe minoriteteve thote prof. Kahl.
Blegtore te mire atyre iu konfiskua pasuria blegtorale dhe u detyruan te merren me bujqesi per te cilen se kishin haberin fare.
Ideologjite komuniste kishin tjeter vleresim per pakicat kulturore. Ndersa po te pyesesh Kristo Kocin nje nga perfaqesuesit e komunitetit arumun do te thote se qeveria eshte pergjegjese per gjendjen e minoriteteve ne Shqiperi se fondi per kulturen qe jepet per to eshte zero.
Me rendesi eshte sot rinjohja e nje identiteti kulturor e gjuhesor te mohuar dhe zhvillimi i pakicave aty ku jetojne.
Megjithate nje konkluzion eshte se punet e arumuneve ne Shqiperi sjane keq sa ne Greqi dhe Serbi