E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasot tregojne Chopinin te dashuruar

Ne fundjave shfaqet baleti Dhimbje dhe dashuri me muzike te zgjedhur te kompozitorit Frdric Chopin koreografi te Enada e Gerd Vasos. Flet per jeten e krijuesit ne sallonet pariziene


Me 16 dhe 17 tetor Teatri i Operes dhe Baletit shfaq baletin Dhimbje dhe dashuri me muzike te Frdric Francois Chopin 1810-1849 koreografi te Enada dhe Gerd Vasos. Vasot kane perzgjedhur nga muzika e Shopenit valse etyde romanca balada dhe kercime tradicionale polake.


Per kete balet jane shfrytezuar regjistrimet e pjeseve te interpretuara nga pianiste Artur Rubinstein Vladimir Horowitz Martha Argerich qe ruhen ne Arkiven Muzikore te Teatrit te Operes.


Libretin e baletit Dhimbje dhe dashuri e ka shkruar Enada Vaso. Ajo ka mbledhur momentet me te forta te jetes se Chopin-it ne sallonet mondane pariziane. Qe nga sukseset e krijimtarise se tij te dashurite e stuhishme dhe pasioni per shkrimtaren feministe franceze George Sand.


Ne kapitullin e dyte te jetes se tij rrefehet meraku per fatin e vendit te tij pas shperthimit te Revolucionit vuajtjet nga semundja e tuberkulozit dhe lendimet e zhgenjimet e dashurise.


Ne rolin e Chopin-it interpreton Gerd Vaso George Sand eshte Enada Hoxha e dashura e pare e kompozitorit eshte Ledia Sula kontesha - Odeta Dishnica lajmetari - Dion Gjinika miku - Evis Nallbani etj. Kostumet jane realizuar nga Ardi Asllani qe eshte kujdesur te vihet ne pah feminiteti i femrave qe jane rrotull Chopin-it me fustanet e mbremjes tylet korsete.


Balerinet jane te veshur me frak jeleke dhe kravate. Si kostumet ashtu edhe skenografia e Taulant Pustines e ngritur ne Teatrin e Operes dy dite para shfaqjes perpiqen te krijojne atmosferen e ambienteve te 1800-es.


Baleti Dhimbje dhe dashuri shfaqet ne kuader te aktiviteteve te zhvilluara ne Tirane per 200-vjetorin e lindjes se kompozitorit Frdric Chopin. Ky vit u shpall nga UNESCO Viti i Chopin-it.


Kete kohe Teatri i Operes dhe Baletit ka afruar koreografe te rinj apo me pervoje shqiptare e te huaj qe punojne me kontrata afatshkurtra prane institucionit. Megjithate vendi i mjeshtrit te baletit eshte bosh.


Drejtori i Teatrit te Operes Zhani Ciko pohon se do te vazhdohet me praktiken e kontratave aftashkurtra te bashkepunimit. Kjo periudhe eshte e tille. Se cdo behet me vone nuk e di vijon me tej Ciko.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›