E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 80 persona të plagosur në protesta, dhjetëra të arrestuar

Më shumë se 80 persona janë lënduar në përleshje, përfshirë 30 policë gjatë protestave të një dite më parë në Greqi. Lajmi u konfirmua nga policia greke, e cila bën të ditur se janë kryer dhe dhjetëra arrestime. Paralel me protestat Parlamenti grek ka miratuar masat e reja të kursimit të nevojshme për të siguruar pakon e ardhshme të shpëtimit. Masat e tilla përfshijnë shuarjen e një në pesë vende të punës në shërbimin civil dhe uljen e pagës minimale. Në shkëmbim, Greqia merr pakon e dytë të shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh e vlefshme për të shpaguar borxhet dhe për ta shmangur falimentimin. Ministri grek i financave Evangelos Venizelos u kërkoi ligjvënësve që të miratojnë masat “për të shpëtuar vendin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›