E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas mund të mungojë kundër United

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është në rrezik për të humbur një ndeshje të madhe, atë të së shtunës kundër Manchester United në Old Trafford. Spanjolli pati një problem të këmbës që e detyroi atë të zëvendësohet në pjesën e dytë të ndeshjes gjatë fitores 4-1 ndaj Portsmouth.
Mungesa e tij do të lërë një hapësirë të madhe në qendrën e mesfushës së topçinjve, të cilët të mërkurën presin në Emirates Stadium ekipin skocez Celtic, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve.
"Cesc ka një problem në gju. Ai do të mungojë të mërkurën me siguri. Nëse është diçka më serioze mund të qëndrojë jashtë deri në tre javë, nëse është diçka e lehtë mund të mungojë vetëm ndaj Celtic", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›