E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/ Arrestohen rreth 200 persona për trazirat në Athinë

Rreth 200 persona janë arrestuar si shkaktarë të protestave të dhunshme që u zhvilluan dje në kryeqytetin grek Athinë.
Disa policë dhe demonstrues u plagosën nga gurët e hedhur nga demonstruesit kundër policisë, që përdori më pas gazin lotsjellës.
Protesta zhvillohej në kujtim të 36 vjetorit të një revolte studentore gjatë diktaturës ushtarake greke. Më 17 nëntor 1973 gjatë shtypjes së revoltës me dhunë humbën jetën të paktën 44 njerëz.
Më shumë se 15 mijë protestues parakaluan dje përmes qytetit të Athinës dhe protestuan kundër mbështetjes së atëhershme të SHBA-së për regjimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›