E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Kinë, rritje e bashkëpunimit hapësinor dhe ushtarak

Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së presidentit amerikan, Barak Obama në kryeqytetin kinez. Dy vendet do të ndërmarrin "veprime konkrete për të nxitur në të ardhmen marrëdhënie dypalëshe ushtarake dhe besimi", njoftuan ata në një komunikatë të përbashkët në përfundim të takimit mes Obamës dhe homologut kinez, Hu Jintao.

Të dy palët kanë projekte shkëmbimi vizitash të zyrtarëve të lartë, si gjenerali Chen Bingde, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë popullore çlirimtare dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates.

Megjithatë, asnjë datë konkrete nuk u dha për këto vizita. Modernizimi i forcave të armatosura kineze ka qenë burim tensionesh të dyanshme vitet e fundit, edhe pse Kina këmbëngul në faktin që forcimi i kapaciteteve të saj ka për qëllim garantimin e mbrojtjes së saj.

Disa vende, si Shtetet e Bashkuara apo Japonia, janë shqetësuar për investimet e saj që mund të ndryshojnë ekuilibrin e forcave në Azi. Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë premtuar gjithashtu më tepër bisedime lidhur me veprimtaritë e tyre hapësinore.

"Dy palët theksojnë se të dy vendet kanë interesa të përbashkëta për të nxitur përdorimin paqësor të hapësirës dhe ranë dakord për ndërmarrjen e veprimeve për forcimin e sigurisë së hapësirës", thuhet në komunikatë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›