Greqi Asistenca e papunesise ne rrezik
Nuk i hodhi asnje veshtrim tek i rinovonte karten njemujore te trafikut urban dhe sa pa u larguar tjetri nje imigrant me ngjyre nenpunesi brenda kabines se ngushte ne bulevardin Akademia shfryu me fjalet Cdo ketu ai. Te shkoje ne vendin e tij. Pa le qe tani jane te gjithe pa pune marrin asistence dhe i paguajme ne. Nje opinion qe e ushqen dhe me teper kriza dhe tek tuk e degjon edhe nga ndonje qytetar te revoltuar ne lidhjet televizive live.
Asistenca per imigrantet nje e drejte e ligjshme e tyre
Krejt ndryshe nderkohe shprehet ne DW bashkeqytetari tjeter i tij Kostas Papathanasiu grevist i dites se merkure ne sheshin Omonia per opinionin se imigrantet po fundosin arkat e siguracionit social me asistencat qe marrin. Qe nga momenti qe punojne ne menyre te ligjshme paguajne siguracion do te thote se paguajne edhe nje fare perqindje per asistencen e papunesise. Pra me te drejte e marrin u takon thote Kostas Papathanasiu i cili e shikon si obligim por edhe si krejt te natyrshem nje trajtim te tille. Jane edhe ata njerez kane te njejtat te drejta. Mjafton te jene te ligjshem vijon ne klimen e diteve me revolten sociale qe ngjalli rritja e kriminalitetit per shkak edhe te klandestineve. b
Shqetesim i madh per 30.000 imigrante ne asistence
Perllogaritet se rreth 30.000 imigrante marrin asistence nga 6 muaj deri nje vit. Me troiken ne Athine qe kerkon edhe shkurtime te tjera fondesh sociale per mbulimin e deficitit buxhetor prej 3 miliarde eurosh te vitit 2010 spekulime se i erdhi radha edhe asistences se papunesise filtrohen me shqetesim te madh nga imigrantet. Per mendimin tim po u pre edhe asistenca do te jete nje e keqe e madhe shtese per shqiptaret. Te presin buken e gojes me nje fjale. Nuk behet fjale per pasuri. Nuk mund te paguajme as qirane e shtepive driten ujin jemi ne nje gjendje katastrofike thote per DW Ilia Nebo nga Korca kur si per koincidence nga altoparlanti i sheshit te manifestimit degjohet se po presin asistencen e papunesise. b
Me shpresen e punes ne te zeze
Te gjithe sa shikon ketu ishin ne asistence qe u ka mbaruar thote Niko Tona po nga Korca qe ka punuar 15 vjet ne ndertim dhe tani jeton me shpresen e ndonje dite pune ne te zeze. Ilia pas 12 vitesh pune ne ndertim ndashdiplomen e filologut e harroi ne sirtar- nuk di sic thote nga tia mbaje... Kam rreth nje vit e gjysem pa pune. Kam qene 8 muaj ne asistence merrja rreth 500 evro. Kam dy femije ne shkolle gjendja eshte e veshtire shume e veshtire jemi pa asnje lloj shprese. Rreshqet per pak veshtrimin e tij nga grumbulli i grevisteve qe rritet tek titujt e gazetave shqip te kioskes Everest per zgjedhjet lokale ne Shqiperi dhe vijon Ne qofte se ketej eshte shi ne Shqiperi ne qofte se kthehemi eshte bresher zoteri.
Ilia nderkohe nuk u beson ndashme te drejte- fjaleve se do te reduktohet dhe aq me teper te pritet fare asistenca kur perdite kriza hedh ne rruge 1.000 punonjes vendas dhe te huaj dhe papunesia sipas te dhenave zyrtare te 12 majit arriti nga 15.1 ne janar ne 15.9 ne shkurt me rreth 800.000 te papune. Ajo qe thuhet sot per asistencen per imigrantet eshte jo reale thote Ilia dhe kujton nderkohe sa e veshtire eshte ta perfitosh pasi duhen 100 pulla siguracioni dhe nje duzine letrash. Qe ta rifitosh duhet te kaloje nje vit dhe me kusht te kesh punuar 100 dite te tjera qe me krizen nuk guxon as ta mendosh.
Nje ide interesante per shfrytezimin e asistences
Simoni nga Elbasani qe mori asistence gjashtemujorin e pare te 2010-es dhe per fat ka ne pune dy femijet dhe gruan e konsideron jetike asistencen per te papunet por shpreh nje opinion qe zor se pelqehet apo se mund te realizohet. Per mua shteti mund te jape asistence por per 600 euro qe merr tjetri shteti duhet ti siguroje pune per 10 dite qe ti justifikoje. Ska pune por shteti mund te hape fronte pune. Per shembull kodrat qe jane djegur mund ti mbjelle me pisha prape me frutkulture e tj. Njerezit qe rine rrugeve neper kafene nuk ndihmojne shtetin. Ne presim te na ndihmoje shteti por shteti duhet te ndihmohet prej nesh ne radhe te pare. b
E panegociueshme asistenca thone sindikalistet
Gershera shfaqet kercenuese per kompesime te ndryshme akoma edhe per subvencionimin e qirase por jo per asistencen e papunesise. Asistenca e papunesise per Konfederaten e Pergjithshme dhe punonjesit eshte e panegociueshme thote per DW sindikalisti Manos Kondopanos i cili e vlereson si te shenjte mosshkeljen e parimit te recipricotetit. Pra punon kontribon do te perfitosh asistence. Kategorike dhe qetesuese per te papunet shfaqet ne kete ceshtje edhe ministria e Punes Lluka Kaceli I papuni nevojtar ska pse i trembet asgjeje dhe do te marre asistencen e papunesise. Respektojme reciprocitetin. Ska pse ta humbase sepse punon e shoqja apo i shoqi apo ka ne zoterimin e tij nje banese thote ministria.
Pese muaj pune shtate muaj asistence
Gjithkush sot ne Greqi me 5 muaj pune dhe siguracion perfiton 7 muaj asistence papunesie. Punedhenes dhe punonjes pas 5 muajve bien ne ujdi per pushim te stisur nga puna. I liruari merr asistencen punon ne te zeze arkat paguajne humbet taksapaguesi thote ministria dhe fajeson per keto marifete kuadrin institucional qe duhet ndryshuar. Vetem keshtu do te fitohet edhe basti tjeter sic thote ai i reduktimit te punes ne te zeze. Ne 26 arrin puna e pasiguruar 65 greke dhe 35 te huaj. Nga reduktimi i saj rreth 10 do te hyjne ne pune 380.000 punonjes dhe do te derdhen neper arka miliona euro. Vetem keshtu do te mbeten para dhe per asistencen e papunesise reale.
AutorNiko Anagnosti
RedaktoiAidaCama