E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Bledar Kola merr postin e trajnerit te AEK-ut

Kola e njeh mire skuadren dhe nuk do ta kete te veshtire te punoje per aq kohe sa Adhamidhis do ti jape besim - shkruan faqja sportive greke goalday.gr.

Ish-lojtari i kombetares shqiptare Bledar Kola te dielen ne darke eshte caktuar trajner i ri i AEK-ut te Athines. Lajmi u be i ditur ne oret e vona dy dite me pare nga mediat greke. Keto te fundit i jane referuar deklarates se presidentit te klubit Stavros Adhamidhis. Pas humbjes 3-1 ne ndeshjen ndaj Olimpiakos Volos trajneri serb i AEK-ut Dushan Bajevic dha doreheqjen e parevokueshme. Per trajnerin sllav kjo eshte hera e trete qe largohet nga klubi verdheblu. Vendimi i Bajevicit u pranua nga drejtuesit e klubit grek te cilet menjehere informuan mediat se trajneri i te rinjve te AEK-ut Bledar Kola do ta udheheqe skuadren e pare ne takimin e vlefshem per Ligen e Evropes ndaj Zenitit qe do te luhet me 30 shtator. Ne grupin H skuadra greke kryeson me pike te plota se bashku me Zenitin nderkohe qe Anderlehti dhe Hajduku i Splitit zene respektivisht vendin e trete dhe te katert. Nderkohe qe ne kampionatin grek skuadra kryeqytetase ze vendin e 13-te nder 16 ekipet qe militojne ne Superligen Greke ne kuoten e kater pikeve.

Perkohesisht

Megjithate nga raportimet e gazetave mesohet se Kola do te jete ne pankine derisa drejtuesit e klubit te arrijne akordin me nje trajner te huaj. Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia qe ish-mesfushori shqiptar te vazhdoje gjate ne postin e trajnerit te pare te kesaj skuadre. Presidenti Adhamidhis ia ka besuar pankinen njeriut te shtepise Bledar Kola i cili do te nise punen me verdhezinjte ne kuader te ndeshjes kunder Zenitit. Kola e njeh mire skuadren dhe nuk do ta kete te veshtire te punoje per aq kohe sa Adhamidhis do ti jape besim - shkruan faqja sportive greke goalday.gr.

Karriera

Kola eshte nje nga futbollistet e shumte shqiptare Strakosha Haxhi Lekbello Millo Bushi e te tjere te cilet kane arritur te bejne nje karriere te madhe ne vendin fqinj. Bledar Kola ben kapercimin e madh duke levizur nga posti i trajnerit te 21-vjecareve ne akademine e AEK-ut ne detyren e trajnerit te ekipit te pare me te njejtin emer. Ajo cfare kujton gjithsecili nga ky lojtar eshte talenti i tij ne te gjitha skuadrat ku eshte aktivizuar. Ne Greqi Kola erdhi kur ishte pak me i madh se te rinjte e AEK-ut qe ka stervitur prej disa kohesh. Ne vitin 1991 ai do te merrte rrugen per ne Greqi duke lene Partizanin. Ai jetoi ne Argos deri me 1994 ku edhe luajti ne fillimet e karrieres se vet ne Greqi. Ra ne sy si nje lojtar qe mbulonte te gjitha vendet ne qender te mesfushes. Ishte trajneri John Pathiakakis ai qe beri te mundur qe Bledar Kola te nenshkruante ne vitin 1994 me Apollonin e Athines duke e zhvendosur futbollistin e ardhur nga Shqiperia ne kryeqytetin grek. Dhe Kola nis te shkruaje historine me kete klub duke pasur sukses ne te dyja drejtimet ne kampionatin helen dhe ne kupat e Evropes. Veren e vitit 1996 transferohet te Panathinaikos skuader e cila disa muaj me pare kishte arritur deri ne gjysmefinalet e Liges se Kampioneve. Por aty e ndoqi fati i keq sepse instancat perkatese vleresuan se futbollisti shqiptar kishte perdorur substanca te ndaluara ne sport. Ndaj edhe u denua me 4 vjet pezullim nga cdo aktivitet futbollistik. Ne janar te vitit 2001 ai u largua per te ndjekur karrieren e tij ku gjeti serish trajnerin John Pathiakakis. Se bashku festuan Kupen e Greqise ne edicionin 2002-2003 teksa luajti ne Kalithea edhe vitin e ardhshem per ta perfunduar karrieren e tij me ekipin e Apollonit te Athines. Ne nivel nderkombetar Kola kishte regjistruar 39 ndeshje me kombetaren shqiptare duke shenuar 6 gola per te. Pikerisht ne vitin 2004 Bledar Kola i jep fund karrieres se tij dhe fillon jeten e tij te re ne pankine.

Te suksesshmit

Bledar Kola nuk eshte lojtari i vetem shqiptar qe pasi ka varur kepucet ne gozhde ka arritur te ece edhe me tej ne fushen e futbollit. Nje rast i ngjashem eshte ai i Igli Tares qe kur vendosi te linte futbollin presidenti i Lazios Lottito i ofroi postin e drejtorit te bardhekaltrit. Perpos shtatlartit nje rol te rendesishem ka arritur te marre edhe mesfushori Besnik Hasi. Ky i fundit tashme eshte zv.trajner i Anderlehtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›