Krasniqi President i perkohshem i Kosoves

Kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi tha te henen se respekton aktin e doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit te vendit ndersa ky akt sipas Krasniqit tregon se sa tashme ish-Presidenti Sejdiu respekton institucionet e shtetit.Kryeparlamentari Krasniqi menjehere pas doreheqjes se Sejdiut ne nje konference per media tha se sipas Kushtetutes do ta ushtroje postin e Presidentit nderkohe qe sipas tij nuk do te kete vakuum institucional.Kushtetuta ne raste te tilla e ngarkon Kryetarin e Kuvendit te Kosoves qe ta ushtroje detyren e Presidentit te Republikes. Me kete rast i garantoj qytetaret e Kosoves partite politike institucionet dhe shoqerine civile se nuk do te kete vakum institucional dhe se cdo veprim yni do te behet konform Kushtetutes dhe ne interes te vendit - deklaroi Krasniqi.Krasniqi ne konferencen per media tha se ne zgjedhjet per President te Kosoves do te kete proces normal kushtetues.Kreu i legjislativit te vendit tha se shume shpejt do ti therrase ne konsultim partite politike per te percaktuar hapat e metejme.