Sejdiu jep doreheqjen nga President i Kosoves

Sejdiu Doreheqja ne respekt te vendimit te Kushtetueses. Nga dje Fatmir Sejdiu kryetar i LDK-se.
Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu gjate nje konference per media njoftoi opinionin kosovar se jep doreheqje nga posti i Presidentit te shtetit ndersa me kete akt tha se konfirmon qe eshte institucionalist dhe respekton vendimet e organeve te drejtesise te vendit.
Doreheqja
Ne nje konference per media Sejdiu iu drejtua qytetareve te vendit dhe me kete rast vleresoi se tere jeten e tij ka respektuar institucionet e Kosoves dhe eshte udhehequr nga parimet etike.
Sejdiu theksoi se ende nuk i eshte dorezuar aktvendimi i Gjykates Kushtetuese mirepo sipas tij akti i doreheqjes vjen si rrjedhoje e respektimit te organeve te shtetit.
Une tere jeten time i kam respektuar institucionet qe dalin nga vota e lire e qytetareve. Une kam punuar per te realizuar vullnetin politik te popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi dhe kam udhehequr me pergjegjesi te plote procesin e pavaresimit te vendit tone. Per tu dhene me besim dhe devotshmeri pas ketij percaktimi jetesor e profesional gjithhere kam pasur udherrefyes dhe mbeshtetje te fuqishme traditen time familjare dhe te popullit tim si dhe te miqve te Kosoves - tha Sejdiu.
Ne kete konference Sejdiu vleresoi se gjate gjithe punes se tij eshte angazhuar dhe do te vazhdoje te angazhohet per te ardhmen prosperuese te vendit.
Vendimi
Ndryshe ne kete rast gjykata me shumice votash ka deklaruar se ka shkelje serioze te Kushtetutes se Kosoves respektivisht te nenit 88.2 nga Shkelqesia e tij Fatmir Sejdiu duke mbajtur njekohesisht postin e Presidentit te Republikes dhe te kryetarit te partise politike lsquoLidhja Demokratike e Kosoves.
Gjykata Kushtetuese te henen permes nje njoftimi per media beri te ditur se aktgjykimin e plote te arsyetuar ne rastin KI 47/10 Naim Rrustemi dhe 31 deputete te tjere te Kuvendit te Republikes se Kosoves kunder Shkelqesise se tij Fatmir Sejdiu President i Republikes se Kosoves paleve ne procedure do tua dergoje te marten me 28 shtator 2010 dhe se i njejti do te publikohet ne ueb-faqen e Gjykates Kushtetuese.
Ndryshe Fatmir Sejdiu per te dyten here ne postin e Presidentit eshte zgjedhur ne fillim te janarit 2008 me mandat pesevjecar.