Greqi/ Bomba kundër bankave dhe dyqaneve në Athinë
Një seri bombash janë hedhur këtë mëngjes kundër bankave dhe dyqaneve në lagjen Kessariani të Athinës. Incidenti është provokuar nga njëzet persona të maskuar. Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale, por asnjë viktimë apo të plagosur. Hetuesit fajësojnë për këtë incident lëvizjet anarkiste. Kur policia ndërhyri përgjegjësit ishin larguar.