Rasmussen: Do të rrisim kontigjentin e trupave në Afganistan
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, është shprehur se pret nga vendet aleate të NATO-s që të shtojnë kontigjentin e tyre në misionin e Afganistanit me 5 mijë trupa shtesë. Rasmussen i është përgjigjur në këtë mënyrë thirrjes së presidentit Obama për të rritur kontigjentin ushtarak në shtetin problematik të Afganistanit.
"Unë jam i sigurt se të gjitha vendet anëtare të NATO-s do të rrisin kontigjentin e tyre në Afganistan në mënyrë që të shteti i Afganistanit të kalojë këtë fazë të vështirë tranzicioni politik dhe ushtarak në të cilin ndodhet."- pohoi sekretari i
NATO-s. Anders Fogh Rasmussen pohoi se shtimi i trupave në Afganistan do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për Afganistanin pasi ai do t'i jepej mundësia që të në vitin 2010 të provonte që t'i jepte pavarësi shumë prej institucioneve të tij qeverisëse.
Por zyrtarisht shtimi i trupave në Afganistan nga ana e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutohet nga një konferencë ndërministrore me krerët e mbrojtjes që do të mbahet gjatë javës së ardhshme. Por pritet që një vendim zyrtar të mos jepet para datës 28 janar të vitit të ardhshëm.
Në vendi islamik ndodhen që nga viti 2001 një kontigjent i përbërë prej 110,000 ushtarësh. Pjesa më e madhe e tyre ose 68 mijë ushtarë janë pjesë e kontigjentit amerikan.