SHBA, Obama deklaron shtimin e trupave në Afganistan
Presidenti amerikan Obama ka zyrtarizuar shtimin e trupave në Afganistan me një shtesë kontigjenti prej 30 mijë ushtarësh. Barak Obama ka deklaruar për amerikanët se plani i dërgimit të 30 mijë trupave shtesë në Afganistan bën pjesë në strategjinë e stabilizimit të vendit dhe forcimit të qeverise vendase për të mundësuar nisjen e proçesit të tërheqjes ushtarake në gusht të 2011. "Nuk ka asnjë rrezik të dukshëm serioz për rrëzimin e qeverise afgane. Prania e Al Kaedas nuk është në përmasat e para 11 shtatorit të 2001, por megjithatë, ata kanë "parajsat e tyre të sigurisë" në zonat kufitare. Forcat tona dërgohen për të trajnuar me efikasitet forcat vendase dhe për një sigurim më të mirë të popullsisë vendase,"- deklaroi Obama në një konferencë për shtyp e cila ka pasur një interesim shumë të madh nga publiku amerikan.
Më tej presidenti Obama ka publikuar edhe afatin kur do të nisë tërheqja graduale prej Afganistanit, që sipas tij do të jetë në muajin gusht të vitit 2011.
Por veç prioriteteve ushtarake të vendit të tij, presidenti Obama i ka bërë thirrje presidentit afgan, Hamid Karzai që të jetë më i përkushtuar që vendi i tij të ndryshojë kursin në fushën e korrupsionit.
Presidenti Obama i ka kërkuar homologut të tij afgan që qeveria afgane të ketë progres të dukshëm brënda 18 deri në 24 muajt e ardhshëm.