E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, vazhdojnë seancat për pavarësinë e Kosovës


Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë vazhdon séanca dëgjimore për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me paraqitjen e vendeve që kanë shfaqur interesim për rastin.

Prishtina dhe Beogradi kanë argumentuar të martën të drejtën e tyre për Kosovën.

Fillimisht përfaqësues të Shqipërisë për afro 45 minuta argumentojnë në mbrojtje të së drejtës së Kosovës për shpalljen e pavarësisë, për të vazhduar më pastaj me paraqitjen e Gjermanisë dhe një numri vendesh të tjera.

Janë të paktën 30 vende që kanë shfaqur interesimin e tyre për të paraqitur argumentet në mbrojtje, ose kundër shpalljes së pavarësisë, në mesin e të cilave dhe SHBA-ja dhe Rusia.

Gjatë ditës së parë të seancave dëgjimore, që pritet të zgjasin dhjetë ditë, Prishtina dhe Beogradi kanë argumentuar në mbrojtjen e të drejtës së tyre dhe kanë kërkuar nga Gjykata që të vendos në favour të tyre.

Mendimi këshilldhënës i Gjykatës pritet të jepet në pranverën e vitit të ardhshëm megjithëse besohet se ai nuk do të jetë I prerë duke u lënë palëve mundësinë e interpretimeve të lira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›