Greqi, Cipras kërkon qeveri anti-kursim

Aleksis Cipras, blloku i të cilit u rëndit i dyti në zgjedhje, ka synim të mbledhë të gjitha partitë që kundërshtojnë marrëveshjet me Bashkimin Evropian.
"Verdikti i popullit (....) përjashton një qeveri, që zbaton memorandumin, udhërrëfyesin e masave shtrënguese ekonomike, i hartuar në Athinë nga kreditorët e saj për fonde dhe marrëveshje për kredi, i përfunduar nga Athina bashkë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar", deklaroi Cipras, pasi mori nga kreu i shtetit një mandat triditor për të formuar qeverinë.
Por, analistët thonë se përpjekjet e tij kanë pak gjasa që të rezultojnë me krijimin e një qeverie të re.
Në zgjedhjet e së dielës, edhe votuesit francezë e italianë kundërshtuan kandidatët që kanë mbështetur masat e kursimit.
Por, nëse në Francë është zgjedhur Presidenti i ri i vendit, në Greqi ka rrezik të madh që vendi të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, thonë analistët.
/Start/F. Prroni/
2012-05-08 16:32