Greqi/ Dy vëllezërit shqiptarë godasin me thikë bashkatdhetarin, arrestohet njëri

Një sherr mes tre shqiptarësh i ndodhur në Mastichar, Kos të Greqisë, ka përfunduar me një të plagosur.
Dy vëllezër shqiptarë kanë goditur disa herë me thikë bashkatdhetarin e tyre, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të policisë solli arrestimin e njërit prej dy autorëve, që tani përballet me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Policia ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, bashkëpunëtor në ngjarje.
/rtsh.al/