E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Ergys Kaçe do të shitet në Itali. Vendoset çmimi

Cdo ditë e më e rëndë bëhet klima për futbollistin shqiptar Ergys Kaçe, në Selanik. 

Edhe incidentet e fundit mes tifozëve të PAOK dhe Agimit të Artë, e kanë vështirësuar mjaft qëndrimin dhe aktivitetin e tij në ekipin e futbollit PAOK të Selanikut. 

Krerët e klubit kanë menduar si një zgjidhje shitjen e tij në një ekip tjetër jashtë Greqisë. Sipas gazetave sportive greke, Ergys Kaçe mund t’i shitet një ekipi italian.

Cmimi i shitjes së futbollistit arrin deri në 5 milionë euro, nga të cilat 1 milion do t’i përfitojë klubi i PAOK. 

Mësohet se prindërit e Kaçes janë larguar tashmë nga Greqia për në Itali dhe thuhet se do të qëndrojnë aty. Kjo përforcon zërat për shitjen e tij në një ekip italian, ndërkohë që mesfushori është pezulluar deri të hënën nga çdo veprimtarti sportive. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›