Greqi, Eurogrup nuk miraton lirimin e këstit të ndihmës
Eurogrup miraton zgjatjen me 2 vjet të kohës për reduktimin e borxhit nga Greqia, por nuk mori vendimin e shumëpritur nga Greqia për lirimin e këstit të ndihmës.
Në një takim të ri të Ministrave të Financave të zonës euro pritet të merren vendime përfundimtare, sidomos për lirimin e këstit prej 31.5 mld euro.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i ministrave të financave të Eurozonës, Jean-Claude Juncker, pas mbledhjes së Eurogrupit. Ky i fundit ka njoftuar edhe për takimin e Eurogrup, më datë 20 nëntor, ku do të diskutohet qëndrueshmëria e borxhit dhe financimi i nevojave të Greqisë.
Gjatë konferencës për shtyp kreu i Eurogrupit theksoi edhe një herë se pala greke ka bërë një përpjekje të madhe dhe progres të rëndësishëm. "Ne mirëpresim progresin e bërë në Greqi dhe marrjen e masave të nevojshme nga parlamenti. Eurogroup i njeh përpjekjet e bëra nga popullit grek", tha Juncker në deklaratë.
Nga ana e tij, Komisioneri Olli Rehn tha se "Greqia ka zbatuar reforma të rëndësishme, por pavarësisht progresit të madh, mbetet shumë për të bërë".
Shefja e FMN Christine Lagarde tha se me të gjitha format e reduktimit të borxhit, objektivi për Fondin mbetet që në vitin 2020 borxhi të jetë 120% të PBB-së dhe e përshëndeti rezultatet pozitive të votave në Parlamentin grek, më 7 dhe 11 nëntor.
“Programi i rishikuar fiskal synon një sufiçit primar prej 4,5% të PBB-së, brenda vitit 2016, që nënkupton 2 vite më vonë nga sa ishte parashikuar. Kjo rrugë do të ndihmojë në moderimin e ndikimit të rregullimeve fiskale në ekonomi”, thuhej në deklaratë. Kjo shtyrje krijon një boshllëk financiar prej 32,6 miliardë euro.
Nga ana e tij ministri grek i Financave Janis Stournaras mirëpriti vendimet e Eurogrup duke thënë se paratë e ndihmës do t’i jepen Greqisë. Lidhur me veprimet paraprake që duhet të ndërmerren nga qeveria greke në ditët e ardhshme, Stournaras tha se në thelb ato janë një numër i vogël vendimesh administrative dhe se nuk ka nevojë për procedurë parlamentare.
(a.k/BalkanWeb)