E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prel Gjeloshi nderohet pas vdekjes, qendra shëndetsore merr emrin e tij

Shkodër- Qyteti i Shkodrës ka nderuar kujtimin e doktorit të njohur Prel Gjeloshi duke i vendosur emrin e tij, njërës nga qendrat shëndetësore të këtij qyteti.

Ai u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë në moshën 56- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e e pashërueshme.

Doktor Prel Gjeloshi nuk kujtohet nga banorët e zonës vetëm si një mjek i mirë, por edhe një njeri tepër human, i ciki u ka shërbyer nevojtarëve në çdo kohë.

Kolegë, përfaqësues të komunës si edhe banorë të zonës floën me mirënjohje për të ndjerin, gjatëceremonisë së zhvilluar. Ata theksuan se mjeku ishte model ii një punonjësi për personelin e sektorit të shërbimit shëndetësor.

Prel Gjeloshi kishte një karrierë 30 vjeçare në fushën e shëndetësisë.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›