E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj, gol në Ukrainë, i jep fitoren Odesës

TIRANE-Një tjetër gol për Elis Bakajn në kampionatin ukrainas.

Vetëm pak orë pasi trajneri Xhani De Biazi e ftoi për miqësoren e 14 nëntorit ndaj Kamerunit, fantazisti i përfaqësueses shqiptare i ka dhënë fitoren 1-0 skuadrës së tij Çernomorets Odesa, në fushën e Arsenalit të Kievit. Bakaj realizoi në fundin e pjesës së parë, një gol që vlejti deri në fundin e takimit, pasi vendasit kanë qenë të pafuqishëm për të barazuar. Madje, në pjesën e dytë, Arsenali i Kievit mbeti me 10 vetë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›