E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, FMN e shqetësuar për episodet në protestë

ATHINE- Përleshje, dhunë, kimikate, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur janë të dhënat tragjike pas një tubimi masiv djeshme në Athinë. FMN ashtu si gjithë bashkësia ndërkombëtare ka ndjekur zhvillimet në Greqi me frikë dhe shqetësim të madh për të, për atë se ku do të cojë e gjitha kjo situatë.

Sipas deklaratave të agjentit të FMN, Jerry Rice në TV MEGA, "FMN monitoron me shqetësim situatën me ngjarjet në Athinë”. I pyetur për episodet në Athinë, Rajs tha se "jemi duke parë nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Greqi."

Megjithatë, Jerry Rice refuzoi të komentojë raportet e mosmarrëveshjeve në mes të FMN-së dhe Komisionit Evropian në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit grek.

Nga ana e tij, Komisioneri Evropian Olli Rehn tha se "situata në Greqi është përkeqësuar," dhe se “qëndrueshmëria e borxhit grek ishte në një fije të perit".
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera Greqi, një ditë pas protestës, dhunë, viktima dhe dyshime

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›